Kërcënimi ndaj gjyqtarëve/ Eksperti: Mbrojtja nuk është fizike është inteligjencë
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është shprehur se gjatë këtyre 30 viteve nuk është kërcënuar me armë asnjë gjyqtar.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se pas Reformës në Drejtësi, kemi një gjykatë që nuk negocion dot.
Sipas tij mbrojtja që mund t’u bëhet gjyqtarëve nuk është fizike por është inteligjencë.
“Në këto 30 vite asnjë gjyqtar nuk është kanosur dhe nuk ka pasur një sulm me armë për t’u vrarë. Ka pasur atentate por jo të lidhura me detyrën. Pas reformës kemi një Gjykatë që nuk po negocion dot. Për shkak se nuk kemi negociata të mirëfillta, shikojmë më shumë ato që ngelen fizibël dhe që janë kërcënime. Mbrojtja nuk është fizike është inteligjencë. Nëse ne marrim përsipër të mbrojmë një gjyqtar ose prokuror nuk është thjesht çështja që ne i shtojmë një roje”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta