‘Fundjava amerikane’ në Gjirokastër/ Aktivitetet kulturore e tërheqin turistët
Fundjava në Gjirokastër ka qenë sërish tërheqëse për banorët dhe turistët falë organizimeve të larmishme kulturore dhe sportive, pjesë e të cila është edhe Fundjava Amerikanë në qytetin e gurtë.
Programi i aktivitete të saj përfshin shfaqje artistike për fëmijët, përformanca të letërsisë amerikane, koncerte të këngëtarëve dhe DJ të njohur, shqiptarë dhe të huaj, në Pazarin karakteristike etj. Fundjava Amerikane në Gjirokastër organizohet me logon “Bashkë në çdo festë, festojmë miqësinë Shqiptaro-Amerikane”
“Kjo fundjavë është e shkëlqyer në Gjirokastër i kushtohet tërësisht kulturës amerikane. Një bashkëpunim shumë i bukur dhe shumë i frytshëm midis Bashkisë Gjirokastër dhe Fondit Shqiptaro Amerikan për zhvillim dhe sjell këtë fundjavë që në fakt është muzikë, është art, është trashëgimi shumë e bukur amerikane e sjellë nga artistë shunë të njohur të skenës shqiptare dhe jo vetëm. Një fundjavë që është gjithpërfshirëse. është për fëmijët, është për turistët të cilët mbrëmjen e djeshme e kanë shoqëruar muzikën live në Qafën e Pazarit gjatë gjithë darkës dhe kështu do të vazhdojë sot edhe nesër”-theksoi Esmaralda Llongo.
Aktivitete të tilla mes të tjerash synojnë të tërheqin edhe turistët, të cilët vazhdojnë të vizitojnë në një numër të konsiderueshëm gjatë vjeshtës Gjirokastrën.
“Pazari dhe Gjirokastra këto ditë është e mbushur me turistë dhe ky është vetëm fillimi i muajit tetor, i cili do të sjellë në vazhdimësi edhe një seri të tjera aktivitetesh të organizuara nga Bashkia Gjirokastër në bashkëpunim me aktorë dhe faktorë të tjerë të qytetit dhe e gjithë kjo në shërbim të turizmit, në shërbim të vizitorëve dhe të qytetarëve gjirokastritë gjithashtu” – theksoi ajo.
Përgjatë fundjavës edhe teatri “Zihni Sako” po sjell për spektatorët shfaqjen “Krim në hotel” ndërsa në aerodromin e Gjirokastrës është zhvilluar kampionati i sporteve të ajrit “Gjiro open air 2023”.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë