Braverman i kërkon policisë të godasë grupet mbështetëse të Hamasit në Britani

8 Tetor 2023 | 16:29

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, pret që policia “të përdorë forcën e plotë të ligjit” kundër shfaqjeve të mbështetjes për Hamasin pas një përshkallëzimi të sulmeve në kufijtë e Izraelit.

Komentet e sekretares së brendshme erdhën pasi u shfaqën disa video të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar të cilët po festonin pasi militantët palestinezë nga Rripi i bllokuar i Gazës filluan një sulm të befasishëm dhe kapën me dhjetëra pengje.

Patrullat e policisë janë shtuar në zonat e Londrës veriore ku janë vendosur shumë anëtarë të komunitetit hebre në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri i Imigracionit, Robert Jenrick, gjithashtu bëri thirrje që të shtoheshin kontrollet, ai ndau një video të postuar në mediat sociale nga Rachel Riley, në videon e së cilës dukeshin dy makina të cilat po lëviznin në Londër duke valëvitur flamujt palestinezë.

Ajo më vonë postoi një video që tregonte njerëzit duke valëvitur flamujt palestinezë, duke i rënë borisë  së makinave dhe duke duartrokitur.

“Shumica e njerëzve e kuptojnë se kjo është një gjë e neveritshme. Askush nuk duhet të gëzojë luftën dhe vdekjen”, ka shkruar ajo.

Braverman postoi në X, të dielën në mëngjes, duke thënë: “Sa herë që sulmohet Izraeli , islamistët dhe racistët e tjerë përdorin masat mbrojtëse izraelite si pretekst për të nxitur urrejtje kundër hebrenjve britanikë. Dje fola me CST-UK (Besimi i Sigurisë së Komunitetit) për t’u iguruar që qeveria po bën gjithçka që është e nevojshme për mbrojtjen e komuniteteve tona hebreje.

Duhet të ketë zero tolerancë për antisemitizmin ose glorifikimin e terrorizmit në rrugët e Britanisë. Unë pres që policia të përdorë fuqinë e plotë të ligjit kundër shfaqjeve të mbështetjes për Hamasin , grupet e tjera terroriste të ndaluara ose përpjekjet për të frikësuar hebrenjtë britanikë”,-shkruan Braverman.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026