Meri Kumbe në aeroportin në Izrael: Jemi në kontakt me çdo shqiptar atje
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ishte e pranishme në aeroportin “Ben Gurion” nga ku drejtoi një mesazh për gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë atje.
Ndërsa tha se janë në kontakt të vazhdueshëm ajo apeloi se secili që ka nevojë për ndihmë të kontaktojë me format e kontaktit të vëna në dispozicion.
“Prej 48 orësh së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, zotin Igli Hasani, me stafin e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe së bashku me stafin e ambasadës shqiptare në Izrael kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë shtetasit shqiptarë të ndodhur në Izrael. Me porosi të ministrit kemi qëndruar pranë tyre për të asistuar në të gjitha nevojat e tyre përgjatë qëndrimit ose largimit të tyre në Shqipëri. Gjithashtu jemi në kontakt e ju kemi qëndruar pranë dhe shtetasve nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut. Në emër të qeverisë shqiptare ju garantoj që të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael, jetojnë dhe punojnë atje, janë prioriteti ynë në këto momente dhe janë të lutur të kontaktojnë me ne për çdo nevojë që ata kanë në qëndrimin apo largimin e tyre nga Izraeli. Në bashkëpunim edhe me strukturat izraelite kemi bërë të mundur largimin e tyre që nga dita e djeshme, një proces ky në vazhdim sipas kërkesave dhe nevojave të secilit qytetar,” – u shpreh Kumbe.
Gjatë natës, forcat izraelite vazhduan sulmet ndaj Gazës, duke shkatërruar një seri objektivash të lidhur me Hamasin. Izraeli mësohet se ka ndërprerë furnizimet me energji dhe karburant për në Gaza.
Ndërkohë, bilanci i fundit i viktimave, sipas mediave izraelite, flet për izraelitë 250 të vrarë dhe 1.590 të plagosur; si dhe 230 palestinezë të vdekur.
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori