Berisha publikon videon e atentatit ndaj Kaçajt: Rama është bosi i krimit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike këtë të hënë, një video për të cilën thotë se është atentati i dështuar ndaj përfaqsuesit të PD, dhe ish-Kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçaj ditën e zgjedhjeve më 14 maj në Lezhë.
Berisha e quajti këtë një krim horror që është një tjetër dëshmi e fortë e farsës elektorale të 14 majit dhe krimit të veshur me pushtet.
Sipas Berishës, në video duken qartë atentatorët, të cilët i zënë pritë me një tjetër makinë, automjetit me të cilin po udhëtonte Kaçaj dhe më pas dalin dy atentatorë të armatosur gati për të qëlluar mbi demokratin.
“Vetëm manovra e shoferit të automjetit me të cilin udhëtonte Kaçaj ka evituar pasojat e këtij krimi të veshur me pushtet”, tha Berisha.
Ish-kryeministri deklaroi se Rama është bosi i krimit dhe se mandatet e marra me dhunë nuk do të njihen kurrë nga opozita.
DEKLARATA E PLOTË
Aktet horror në farsën elektorale të 14 majit mbeten dëshmi flagrante e asaj që domethënë se në këtë farsë krimi u shndërrua në votë dhe vota u shndërrua në krim.
Më datën 14 maj këtu së bashku kam denoncuar atentatin e dështuar të organizuar nga bandat kriminale ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, njërit prej futbollistëve më të shquar të vendit, demokrati Salvador Kaçaj, i cili po kalonte, së bashku me të birin po udhëtonte dhe banditë të armatosur i dalin përpara për ta ekzekutuar, por një manovrim i shpejtë i shoferit e bëri të pamundur aktin e tyre kriminal.
Edi Rama reagoi menjëherë me një cinizëm, me një tallje ndaj këtij akti, se ky akt ishte një shpikje e Salvador Kaçajt dhe s’kishte ndodhur kurrë.
U desh kohë që të siguronim videon e këtij akti kriminal, dhe unë jam sot këtu për të paraqitur para jush këtë video në të cilën tregohet qartë se si i zunë rrugën makinës së tij, dhe se si kriminelët i zunë rrugën dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër, por dështuan.
Kjo ishte mbrojtja që kreu i organizatës kriminale qeveritare iu bëri atentatorëve, mbrojtja publike.
Mos u çudisni që vrasësit me pagesë, të kenë qenë të pranishëm në sallë duke duartrokitur bosin e krimit shqiptar, Edi Ramën. Një gaz të veçantë, siç e patë në fytyrë, kishte Pirini, siç po e thërrasin zakonisht Pjerinin, i cili e dinë që mandati i tij qendron mbi krimin.
E dinë që nuk ka asgjë me vullnetin e qytetarëve të Bashkisë së Lezhës.
Paraqita këtë akt, paraqita këtë moment, sepse u desh shumë e shumë kohë që ne të mund të siguronim këtë video, aktakuzë e rëndë për Edi Ramën, Pjerin Ndreun, procesin zgjedhor, farsën elektorale të 14 majit 2023.
Kjo video, ky dokument vërteton edhe njëherë se mandatet e krimit kurrë nuk duhet të pranohen dhe kurrë nuk duhet të njihen.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.