Dokumenti| Bardhi kërkon revokimin e përjashtimit të Bylykbashit nga grupi i PD

9 Tetor 2023 | 14:15

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar Kuvendit me një shkresë zyrtare, ku kërkon revokimin e vendimit të përjashtimit të Oerd Bylykbashit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Në shkresë theksohet se në vëndimin e marrë në mbledhjen e e grupit parlamentar demokrat më 19 shtator, kërkohet që të revokohet vendimi për Bylykbashin.

Kujtojmë se pas bashkimit me Rithemelimin e ish-kryeministrit Berisha dhe akteve të dhunës në selinë e Partisë Demokratike, PD zyrtare përjashtoi deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këllici dhe Agron Shehaj.

Tashmë një shkresë që mban firmën e Bardhit kërkon që ky vendim të tërhiqet dhe të bëhet nul.

Më poshtë gjeni dhe dokumenetin:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026