Kryqëzoi shqiponjën të gjallë, kapet autori. I gjejnë në shtëpi 2 sorkadhe të vrara
Është arrestuar personi i cili masakroi mizorisht shqiponjën në Përmet. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Buhal, ku ditën e djeshme u gjet një shqiponjë e cila ishte plagosur, e ishte kryqëzuar e gjallë një gardh.
Ajo u morr nga punonjësit e policisë e u dërgua te veterineri, por nuk u shpëtoi plagëve të marra e ditën e sotme ngordhi.
policia bëri të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje makabre. Gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e autorit 35-vjeçar me inicialet N.A., policia gjeti edhe dy sorkadhe të vrara dy ditë më parë.
Njoftimi i policisë
Identifikohet dhe arrestohet autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë), ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, bazuar në inteligjencën policore, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për identifikimin e autorit të keqtrajtimit të shpendit shqiponjë, ditën e djeshme, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetasit N. A., 35 vjeç, banues në Përmet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., pasi dyshohet të jetë autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 16:42 Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 16:41 Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit
- 16:38 Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit