32-vjeçarit i mungon zemra, Prokuroria e Tiranës nis hetime për ngjarjen në Spanjë

3 Shkurt 2021 | 18:25

Vizita në Spitalin “Hospital Del Mar” për t’u testuar nëse ishte mbartës ose jo i Covid-19 ka rezultuar fatale për 32-vjeçarin Saimir Sula që prej pak muajsh kishte shkuar tek e motra, e cila prej vitesh jetonte në Spanjë.

Ky i fundit ka humbur jetën në maj të 2020-ës, ndërkohë që prej 9 tetorit një hetim i paprecedent po kryhet nga Prokuroria e Tiranës lidhur me një trafikim të mundshëm organesh. Regjistrimi i kësaj çështje ka ardhur pas kallëzimit të së motrës së 32-vjeçarit për mjekim të pakujdesshëm nga mjekët spanjoll.

Autopsia e dytë e bërë pas tërheqjes së trupit të pajetë të Saimir Sulës në Shqipëri nxori në pah një fakt tronditës për vetë hetuesit dhe familjarët e të ndjerit ku rezultoi se viktimës i mungonte zemra.

Në dosjen e plotë hetimore që Euroneës Albania disponon përshkruhet me detaje e gjithë kronologjia e ngjarjes së rëndë. Shtrimi në spital më 8 maj të 2020, komunikimet e motrës së të ndjerit me mjekët ku kjo e fundit i sqaronte stafit mjekësorë se i vëllai i saj mjekohej me antipsikotik për shkak se vuante nga halucinacionet dhe kishte qenë përdorues droge, kërkesa për ta nxjerrë nga spitali 32-vjeçarin, e deri tek lajmi i kobshëm se Saimir Sula kishte ndërruar jetë pas injektimit të një medikamenti qetësues.

Në deklarimet e dhëna përpara hetuesve e motra e viktimës pohon se doktoresha spanjolle që ka ndjekur gjendjen e vëllait të saj i ka pohuar se ndoshta qetësuesi mund të ketë reaguar keq dhe kjo mund t’i ketë shkaktuar vdekjen.

Ndërkohë në analizën e mjekësisë ligjore shqiptare thuhet se substanca e përdorur për qetësimin e të ndjerit nuk rezultonte të ishte prezente gjatë autopsisë dhe se nuk mund të arrihet në një përfundim shkencor mbi shkakun e vdekjes për sa kohë në trupin e viktimës mungon organi jetik i zemrës.

Lidhur me këtë ngjarje të paprecedentë hetuesit shqiptarë i kanë nisur edhe një letër porosi homologëve spanjoll për t’i vënë në dispozicion kartelën shëndetësore të të ndjerit si dhe autopsinë përfundimtare nga spitali spanjoll.

Në letër porosi kërkohet të merren në pyetje mjekët që kanë trajtuar rastin e 32-vjeçari, Saimir Sula si dhe mjekës psikiatre që ka ndjekur pacientin.

Gjithashtu hetuesit shqiptarë kërkojnë të informohen nëse nga pala spanjolle ka nisur një hetim për rastin konkret duke nënvizuar se një përgjigje sa më e shpejt do të shmangte zvarritjen e hetimeve.

Ndërkohë, ambasada spanjolle në Tiranë i është përgjigjur interesimit të Euronews Albania, për rastin e 32-vjeçarit Saimir Sula.

Nëpërmjet një e-mail, ambasada spanjolle thekson se “nuk disponon asnjë informacion për këtë çështje”.

“Për këtë arsye, ju sugjerojmë të kontaktoni drejtpërdrejtë autoritetet policore, ose ato gjyqësore shqiptare dhe eventualisht ato spanjolle”, thuhet në e-mail.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026