Humbi kontaktet me familjen në Itali, 27-vjeçarja gjendet në klinikën e QSUT

10 Tetor 2023 | 10:12

Olga, vajza e cila po kërkohej nga prindërit italianë është gjetur në urgjencën QSUT. Nuk dihet deri më tani gjendja shëndetësore e saj.

27-vjeçarja italiane humbi kontaktet me familjen e saj në Itali. Përmes rrjeteve sociale, e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, njoftoi se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.

Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.

“Ajo nuk u shfaq në aeroport dhe nuk kemi dëgjuar më për të. Tashmë autoritetet kompetente kanë ndërhyrë për ta gjetur, por ndihma e kujtdo që e ka parë së fundmi apo e ka takuar do të ishte shumë e dobishme. Kushdo që ka informacion të dobishëm mund të shkruajë në kutinë postare:

[email protected], të kontaktojë drejtpërdrejt me policinë e Tiranës ose Ambasadën Italiane në Tiranë”, thuhet në mesazhin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK

Familja e Bajrave ka kallëzuar në SPAK deputeten Marjana Koçeku lidhur me postimin e saj të shpërndarë në medias sociale. Bajrat e kanë kallëzuar për shpifje...
16:39 | 18/06/2026

Penguan qarkullimin e mjeteve gjatë zhvillimit të protestës së 18-të në Tiranë, procedohen penalisht 23 persona

Janë proceduar këtë të enjte nga policia e Tiranës 23 persona, pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme, në ditën e saj...
16:32 | 18/06/2026

Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori

Një person është shoqëruar nga policia në Tiranë. Mësohet ai këtë të enjte rreth orës 14:30 ka kanosur me mjet prerës drejtuesin e një taksie...
16:13 | 18/06/2026