Veterineri: Qytetari në Përmet i theu këmbët dhe krahët hutës për ta balsamosur
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Buhal të Përmetit ku një shqiponjë është lidhur në një portë me qëllim që të balsamosej e gjallë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner, i shkuan në ndihmë shpendit të keqtrajtuar.
Shqiponja po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri dhe akoma nuk dihet nëse do arrijë që të mbijetojë.
Ariel Vasili, veterineri që e kuroi shpendin fatkeq tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se personi që kreu krimin makabër i kishte thyer këmbët dhe krahët hutës me qëllim për ta balsamosur.
“Nuk është kapur me armë, është një hutë e re 2-3 vjeçare dhe këto zakonisht nuk kanë eksperiencë në gjueti. Ka raste që këto kafshë, duke qenë në gjueti u ngecen kthetrat diku në një gardh për disa sekonda. Thyerjet janë bërë nga dorë njeriu me mjete të forta, këtë edhe mund ta firmos. Balsamosja në Shqipëri është e jashtëligjshme nëse nuk bëhet nga një ekspert i shkencave të natyrës, por jemi një vend që ka vite që është në tregun e zi të kafshëve”, tha veterineri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë