OKB kundër bllokadës së Izraelit në Gaza: Ndalohen rrethimet që rrezikojnë civilët

10 Tetor 2023 | 10:56

Operacionet ajrore izraelite kanë goditur ndërtesa banimi, duke përfshirë blloqe të mëdha pallatesh, si dhe shkolla në të gjithë Gazën, duke shkaktuar viktima civile, ka thënë shefi i të Drejtave të Njeriut në OKB, duke cituar informacionet e mbledhur nga zyra e tij.

“E drejta ndërkombëtare humanitare është e qartë: të gjithë kanë  detyrimin që të kujdesen vahzdimisht për të kursyer popullatën civile dhe objektet civile. Ky rregull duhet të mbetet i zbatueshëm gjatë gjithë sulmeve,” tha Volker Turk në një deklaratë për mediat.

Në përgjigje, të njoftimit të ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për një bllokadë izoluese për Rripin e Gazës, ku ndalohen furnizimet me ushqime, ujë dhe karburant, Turk tha se “rrethimet” që rrezikojnë jetën e civilëve janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar.

“Vendosja e rrethimeve që rrezikojnë jetën e civilëve duke i privuar ata nga mallrat thelbësore për mbijetesën e tyre është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar,” tha Turk në një deklaratë.

Gjithashtu raportohet se tre gazetarë palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit që goditi një ndërtesë banimi pranë portit të peshkimit të qytetit të Gazës.

Lajmi u bë publik nga sindikata e gazetarëve të Gazas.

Kreu i zyrës së mediave të qeverisë së Hamasit, Salameh Maarouf, i identifikoi gazetarët si Said al-Taëeel, Mohammed Sobboh dhe Hisham Naëajhah.

Sakaq numri i viktimave në radhët e izraelitëve ka kaluar mbi 1 mijë dhe qindra të plagosur në gjendje të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026