Kthehen 11 shqiptarë nga Izraeli, MEPJ: Fluturimi u organizua nga Mali i Zi
Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se 11 shqiptarë janë sjellë nga Izraeli në Tiranë, përmes një fluturimi të organizuar nga Mali Zi.
Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Ministria e Jashtme bën me dije se po punohet dhe me vendet e tjera të rajonit për të transferuara nga Izraeli të gjithë ata shtetas shqiptarë që do të kenë nevojë për ndihmën.
Në një video të publikuar në MEPJ, qytetarët tregojnë vështirësitë dhe ndihmën e marrë nga ambasada shqiptare në Izrael.
“11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, thueht në njoftimin e MEPJ.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet