Debate te Siguria për Kosovën dhe gjendjen e ushtrisë shqiptare, përplasen deputetët

10 Tetor 2023 | 16:19

Sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës ka marrë vëmendjen e Komisionit të Sigurisë. Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar nga kryeministri Rama që të japë shpjegime mbi disa deklarata të dhëna prej tij mbi Kosovën ndërsa mazhoranca kërkoi nga opozitarët që pyetjet t’i drejtojnë në seancën e posaçme të 12 tetorit.

Çështja e Kosovës ka shkaktuar debate në komisionin e sigurisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka kërkuar nga kryeministri Rama sqarime mbi disa deklarata të dhëna prej tij për veriun e Kosovës. Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti tjetër Ervin Salianji.

“Kemi pasur disa deklarime të kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama të cilat janë deklarime që kanë implikime për Kosovën, implikime për Shqipërinë, por kanë implikime edhe për Bashkimin Europian”,-tha Ferdinand Xhaferaj, deputet i Partisë Demokratike.

“Ka ndodhur ngjarje atje, a ka ndonjë shqetësim ministri i mbrojtjes, a ka kapacitete ushtria shqiptare? A është e vërtetë që ushtria shqiptare nuk rekruton dot thuajse më shumë se gjysmën e kapaciteteve të nevojshme të personelit”,- tha Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike.

Kryetari i komisionit, Nasip Naço kërkoi nga opozitarët që pyetjet ndaj kryeministrit t’i drejtojë në parlament.

“Ditën e enjte e ke 6 orë kryeministrin në seancë, rezultën për Kosovën. Ça keni pyetje ju lutem organizohuni, bashkohuni mos e humbisni kohën kot dhe pyetjet që do i bëni kryeministrit dhe seanca të jetë efektive”, -tha Nasip Naço, kryetar i Komisionit të Sigurisë.

Të enjten, më 12 tetor kuvendi do të mbajë një seancë të posaçme për Kosovën, ku do të miratojë edhe një rezolutë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026