“Izraeli do ta marrë Gazën”, Ngjela: Do i largojë kundërshtarët nga territori i tyre

10 Tetor 2023 | 19:07

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se Izraeli do të fitojë luftën me grupin e Hamasit, por shtoi ai pas kësaj që ndodhi Izraeli mund të marrë komplet nën kontroll Gazën.

Ai tha se deri më tani ka qenë argumenti amerikan ai që nuk e ka lejuar Izraelin të largojë nga territoret aktuale kundërshtarët, por nëse ky koncept ikën prej Izraelit, sipas Ngjelës, nuk do të flitet më për shtetin e Palestinës.

“Për Izraelin kjo është një luftë e drejtë, sepse po mbron territorin e saj, tani asaj nuk i duhet gjë fare se çfarë flasin agresorët kundër saj. Pas kësaj që ndodhi agresorët atje nuk do të kenë më mundësi të kenë një territor atje.

Gjithë presioni për të mos hequr nga territoret aktuale kundërshtarët e tij ka qenë koncept amerikan. Në këto momente koncepti amerikan është në zmbrapsje. Nëse ikën forca e argumentit amerikan ndaj izraelit, për planin që mund të ketë Netanjahu në këto momente atëherë nuk do ta keni më shtetin për të cilin ju po flisni”,-tha  Ngjela.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023