Shëndeti mendor në Ukrainë, mbi 10 milionë qytetarë vuajnë nga pasojat e luftës
Lufta në Ukrainë ka prekur ose do të prekë shëndetin mendor të thuajse 10 milionë qytetarëve. Kështu thonë të dhënat statistikore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat reflektojnë pasojat e lëna nga pushtimi rus tek banorët vendas, përfshirë ushtarët. Shumë prej tyre gjejnë ngushëllim në një qendër hipizmi pranë Lvivit.
“Ushtarët po vijnë gjithnjë e më shumë sepse e kanë më të lehtë të komunikojnë me kuajt sesa me njereëzit. Së pari, ambienti është i qetë dhe shumë prej tyre vijnë këtu pas përplasjeve, disa prej të cilëve të plagosur. Me kuajt krijon një kontakt shumë më të afërt sesa me njerëzit,” – tha Maryana Konyk, drejtoreshë qendre hipizmi.
Stepan Zhuravçik mbeti në një karrige me rrota pasi u lëndua nga një minë në afërsi të Donjeckut. Terapia e hipizmit e ndihmon shumë atë.
“Shumë njerëz më kanë thënë se kuajt ndihmojnë me plagë si kjo e imja. Kam një dëmtim në shpinë dhe kur vij këtu qetësohem. Këtu mendjen e kam tek të tjera gjëra, larg dhimbjes,” – tha ai.
Por traumat e luftës kanë prekur të gjithë shoqërinë. Jo të gjithë kanë mundësi t’i mjekojnë ato. Këta fëmijë të zhvendosur marrin terapi artistike.
“Është e pabesueshme ajo që po ndodh me këta fëmijë. Kështu më ka thënë një nënë që kishte qenë në spital; ju jeni shpëtimi i shpirtit tonë – tha ajo,” – u shpreh artistja Natalia Pavliuk.
Sipas OBSH-së, një në 8 persona vuan nga çrregullimet mendore, të cilat mund të prekin seriozisht cilësinë e jetesës së tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
OBSH: Shtrirja e epidemisë së Ebolës në Kongo është më e madhe se sa tregojnë shifrat zyrtare
Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan
Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE
- 13:14 Vrasje, plagosje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë në Durrës
- 13:13 OBSH: Shtrirja e epidemisë së Ebolës në Kongo është më e madhe se sa tregojnë shifrat zyrtare
- 13:00 Fraksion i dosjes “Revanshi”, GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal me mbi 40 vite burg
- 12:58 Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan
- 12:50 Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier
- 12:40 Lindjet me viza turistike, Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Nuk do t’iu rinovohet viza në të ardhmen