“Jeta si një lojë shahu”- Kasparov në Tiranë: Lufta Ukrainë-Rusi, pa asnjë rregull
Në ambientet e Piramidës në kryeqytet u prezantua libri “Jeta si një lojë shahu” shkruar nga mjeshtri i madh dhe ish-kampioni i botës në shah, Gary Kasparov, shqipëruar nga deputeti Eduard Shalsi.
Miqësia e këtij të fundit me Kasparov filloi në vitin 2014 si një dhuratë nga kryeministri Edi Rama dhe disa vite më vonë deputeti me autorësinë e mikut të tij filloi përkthimin e librit, i cili u promovua në prani të vetë Kasparov.
Libri “Hoë Life Imitates Chess” shpeshherë i konsideruar si një libër me këshilla, ka të bëjë më shumë me analizën e thellë të vetvetes, të kuptuarit se kush jeni, cilat janë pikat tuaja të forta, cilat janë dobësitë tuaja dhe si mund t’i trajtoni ato për të përmirësuar vendimmarrjen tuaj.
“Nuk ka asnjë këshillë universale dhe gjithmonë më shqetëson kur dëgjoj folës motivues duke thënë se duhet të bësh këtë dhe pastaj atë dhe do të përmirësohesh. E pakuptimtë për një arsye të thjeshtë, vendimmarrja është po aq unike sa gjurmët e gishtërinjve apo ADN-ja, ne jemi të ndryshëm,” – u shpreh Kasparov.
Autori, i njohur për besimin e tij të palëkundur dhe dominimin mbi tabelën e shahut, tregoi për Euronews se edhe një titan shahu si ai ka momente pasigurie.
“Unë jam i intimiduar nga lëvizjet e mira ose të këqija. Kështu që nëse luani tani me një lojtar të panjohur në internet dhe nuk e dini se kush është lojtari, dhe ky lojtar luan shah fenomenal, atëherë dyshoni se ose Magnus Carlson fshihet pas ekranit ose dikush po mashtron duke përdorur një makineri,” – u shpreh Kasparov.
Ai paralelizoi gjithashtu luftën në lojën e shahut me luftën aktuale Ukrainë-Rusi, duke theksuar se lufta aktuale po luhet pa asnjë rregull.
“Lufta është gjithmonë më e pasigurt, është shumë e mjegullt sepse nuk e dimë se çfarë po ndodh në këtë moment dhe gjithashtu Putini nuk luan me asnjë rregull. Të gjithë e dimë se ka rregulla të caktuara që duhet të respektohen nga të gjithë frontet e luftës, por Rusisë nuk i intereson, kështu që ata po sulmojnë qëllimisht civilët duke besuar se kjo është mënyra më e mirë për të thyer vullnetin e ukrainasve për të rezistuar. Prandaj është një lojë, por nuk është si shahu, sepse në shah mund të kemi njërën palë fituese dhe palën tjetër humbëse ose mund të jetë barazim. Nuk ka barazim në këtë lojë. Ose fiton Putini ose fitojmë ne. Kur them ne them sigurisht Ukraina, por jemi të gjithë ne që po e ndihmojmë Ukrainën, sepse nëse zoti na ruajt Putini fiton, që do të thotë se ai kontrollon një territor ukrainas, do t’i dërgojë sinjal çdo diktatori në botë se ata mund të shkelin rregullat,” – analizoi Kasparov.
Që në vitin 2005 kur u tërhoq nga shahu, Kasparov ia ka dedikuar kohën e tij të shkruarit, politikës me bindjet e tij të forta që e kanë kthyer në një armik të regjimit të Putinit, dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë