Lufta në Izrael/ Masakër në Kfar Aza, gjenden 200 kufoma, mes tyre 40 fëmijë

10 Tetor 2023 | 20:11

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në një zonë 200 metra afër kufirit me Gazën, në Kfar Aza ku janë gjetur trupat e vrarë të 200 izraelitëve.

Mësohet se mes viktimave që janë ekzekutuar nga militantët e Hamasit janë dhe trupat e pajetë të 40 foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, disa prej tyre madje janë gjetur me kokë të prerë.

Ndërsa në Ashkelon janë dëgjuar shpërthime pak pasi skadoi ultimatumi i Hamasit që ishte caktuar në orën 17:00 me orën lokale, ora 16:00 me orën tonë.

Hamasi lajmëroi qytetarët të largoheshin nga qyteti bregdetar jugor izraelit, përpara se milicia palestineze të fillonte një sulm të rëndë ajror.  Menjëherë pas skadimit të ultimatumit, siç raportojnë mediat izraelite, janë dëgjuar shpërthime të forta.

Sirenat e alarmit u dëgjuan edhe në qytetet përreth si Be’er Sheva dhe në jug të Izraelit, thotë ushtria izraelite. Raketat e Hamasit, nga Gaza goditën Hotel Regina në Ashkelon dhe kolona tymi shihen pranë portit, raportojnë mediat izraelite.

Ushtria izraelite thotë se janë hedhur 15 raketa nga Libani drejt territorit izraelit, 4 prej të cilave janë interceptuar ndërsa të tjerat kanë rënë në zona të hapura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026