“Izraeli do ta marrë Gazën”, Ngjela: Do i largojë kundërshtarët nga territori i tyre
Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se Izraeli do të fitojë luftën me grupin e Hamasit, por shtoi ai pas kësaj që ndodhi Izraeli mund të marrë komplet nën kontroll Gazën.
Ai tha se deri më tani ka qenë argumenti amerikan ai që nuk e ka lejuar Izraelin të largojë nga territoret aktuale kundërshtarët, por nëse ky koncept ikën prej Izraelit, sipas Ngjelës, nuk do të flitet më për shtetin e Palestinës.
“Për Izraelin kjo është një luftë e drejtë, sepse po mbron territorin e saj, tani asaj nuk i duhet gjë fare se çfarë flasin agresorët kundër saj. Pas kësaj që ndodhi agresorët atje nuk do të kenë më mundësi të kenë një territor atje.
Gjithë presioni për të mos hequr nga territoret aktuale kundërshtarët e tij ka qenë koncept amerikan. Në këto momente koncepti amerikan është në zmbrapsje. Nëse ikën forca e argumentit amerikan ndaj izraelit, për planin që mund të ketë Netanjahu në këto momente atëherë nuk do ta keni më shtetin për të cilin ju po flisni”,-tha Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
- Finlanda thotë se “një aktivitet i jashtëm” dëmtoi gazsjellësin
- Shëndeti mendor në Ukrainë, mbi 10 milionë qytetarë vuajnë nga pasojat e luftës
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:12 Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre
- 12:01 “Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë
- 11:41 Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg
- 11:34 Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës
- 11:30 Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE
- 11:19 Nesër koncerti i Kanye West, rrugët që bllokohen nga mëngjesi deri në mesnatë në kryeqytet