“224 efektivë të përfshirë në skemën e drogës”! Lita: Si u bënë FRESSH-istët policë

10 Tetor 2023 | 22:40

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania tha se zyrtarët e policisë të arrestuar së fundmi janë persona të rekrutuar nga forumet rinore socialiste.

Lita tha se ata që kapen nuk janë gjë tjetër veçse persona që dikur kanë qenë pjesë e forumeve rinore e tani përdoren nga shefat e tyre për statistika.

“Në 2017 ka një raport të shërbimit informativ të drejtuar presidentit të Republikës, ministrit dhe ministrit të brendshëm ku i thotë me emër e mbiemër 224 oficerë policie të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve të kanabisit, me emër dhe mbiemër. Pra ishin të gjithë të listuar.

Kush janë? Këta që janë arrestuar 132 janë freshistët. Se ne harrojmë që gjatë kohës së Lleshajt e të tjerëve rekrutoheshin nga 500 të forumeve eurosocialiste dhe i fusnin në polici. Po të shikosh moshën mesatare të atyre që janë arrestuar vitet e fundit janë të vegjël. Nuk janë peshkaqenët e vjetër, se ata dinë të ruhen. Janë këta që bëjnë gabime dhe u duhen statistikave të shefave që i arrestojnë”,-tha Lavdrim  Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026