SHBA i dhuron dronë policisë së Kosovës
Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, kanë përfituar donacion shtatë dronë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes projektit ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, tha se shteti i tij është i përkushtuar që ta ndihmojë Policinë. Ai madje tha se përkrahja nuk do të mungojnë asnjëherë, shkruajnë mediat në Kosovë.
“7 dronë që i dhurojmë Policisë dhe IPK-së, do të ndihmojnë në luftimin e dukurive negative. Do të jenë burim jetik për të luftuar krimet e organizuara dhe luftimin e kontrabandës. Marrja e informatave të mira do të ndihmojë edhe marrjen e veprimeve me kohë. Mbështetja për IPK, ne i japim mbështetje transparencës dhe llogaridhënies, prandaj do të punojmë me Policinë drejt çuarjes përpara veprimet që janë në të mirë të qytetarëve. Dua të them se gjatë pesë viteve të fundit, ShBA-ja ka ofruar mbi 20 milionë dollarë mbështetje në forma të ndryshme për organizatat e policisë”, tha Hovenier.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)