Formohet Njësia e Përbashkët Hetimore mes SPAK dhe Speciales së Kosovës
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj kanë nënshkruar këtë të martë në Prishtinë, një marrëveshje duke formuar Njësinë e Përbashkët Hetimore, të përbërë nga prokurorë të posaçëm të të dyja prokurorive përkatëse.
Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka të bëjë me bashkëpunimin e ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit.
Përmes një komunikate zyrtare, SPAK bën me dije se krerët e dy prokurorive kanë vlerësuar të rëndësishëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje duke theksuar se ky është një hap drejt përmirësimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në dy shtetet përkatëse, si dhe drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë mes dy institucioneve të drejtësisë.
“Nënshkruesit e Marrëveshjes, u zotuan për bashkëpunim të ngushtë në luftimin e të gjitha formave të krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve”, thuhet në njoftimin e SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
- Apartamente e toka, SPAK konfiskon pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë
- “Në kat të dytë ka një laborator që…”- Gazetari tregon nëse kanë dalë video nga SPAK
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë