“Në kat të dytë ka një laborator që…”- Gazetari tregon nëse kanë dalë video nga SPAK
Gazetari Eni Ferhati tha në një intervistë për Euronews Albania se është shumë e vështirë që videoja që u pretendua se kishte dalë nga një telefoni i një personi që është nën hetim nga SPAK, të ketë dalë nga zyrat e Prokurorisë së Posaçme.
Ai tha se e gjithë kjo mund të jetë bërë edhe për të ulur, apo për të zvogëluar rëndësinë e punës së SPAK-ut.
Gjithashtu ai tregoi kur gazetarët shkojnë në SPAK për takimet me kryeprokurorin Dumani, në kat të dytë ku është laboratori digjital, atyre nuk u lejohet as të kthejnë kokën, por shoqërohen nga rojet.
“Ky mund të ishte një informacion për të hedhur poshtë punën e SPAK-ut, shiko me çfarë merret Prokuroria e Posaçme, e godet në atë formë që besoj se krijon goxha impakt.
U pretendua se kjo video doli nga SPAK-u aty në kat të dytë ka një laborator digjital të SPAK-ut që ne nuk kemi arritur ta shikojmë se si është. Ne kur futemi, rojet na thonë mbajeni kokën drejt. Ndaj duhet të jemi serioz e të kemi kujdes nga etja për klikime apo për të qenë në qendër të vëmendjes se edhe mund të përdoren nga gazetarë të ndryshëm”,-tha Eni Ferhati.
Ndërkohë Klodiana Lala shtoi:
“As derën nuk e shohim, se na shoqëron garda. Pastaj nuk mund të hidhet çdo gjë në publik, ajo jo vetëm gazetari që nuk është, por edhe duhet hetuar”,- tha Klodiana Lala.
Kujtojmë se gjatë fundiavës u aludua se një video gjysmë-erotike e një moderatoreje të njohur kishte dalë nga Prokuroria e Posaçme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë