1 restorant, 4 automjete, 4 gomone dhe para iu sekuestrohen trafikantëve
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë nën sekuestro 11 pasuri të trafikantëve të drogës të cilët u zbuluan gjatë operacionit të koduar ‘Flakë në det’.
Një restorant në Lagunën e Patokut, 4 automjete, 4 gomone dhe një shumë e madhe parash në valuta të ndryshme janë pasuritë e sekuestruara.
Në kuadër të këtij operacionin vijojnë të jenë në kërkim Gëzim Çelaj, Arben Dalipaj dhe Roland Guza.
Pak ditë më parë u arrestua shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj pasi ishte bashkëpunëtor i bandës së trafikut të drogës.
Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve të grupit kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij për të shmangur kontrollet e uniformave blu.
Para togave të zeza Metaj ka pranuar takimet me Gëzim Çelën dhe është shprehur se ka bërë gabim që është takuar, por nuk mund ta shmangte dot për shkak të njohjes së vjetër.
Personat e përfshirë në trafikim droge akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve’’, “Pastrimi i produkteve te veprave penale’’, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, ’’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.