Vetidentifikimi etnik/Bido nxjerr në treg librin “Beteja për 20 përqindëshin”

10 Tetor 2023 | 18:31

“Beteja për 20 përqindëshin” quhet libri i prezantuar sot nën autorësinë e profesorit të asociuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ardit Bido.

Prezantimi u moderua nga gazetari Aleksandër Çipa, ku të pranishëm ishin ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, një grup parlamentarësh të mazhorancës dhe të opozitës, të akademikëve, të studiuesve të historisë, të përfaqësuesve të klerit dhe të qarqeve diplomatike.

Libri i referohet tematikës së vetidentifikimit etnik, të përqindjes së pakicave greke në Himarë dhe në Konispol, si edhe të  ndërhyrjeve të huaja potenciale në procesin e censit të popullsisë dhe të banesave, që përbën ngjarjen statistikore më të rëndësishme të vendit.

Bido shpjegoi se shtysa për realizimin e këtij studimi ishte identifikimi i grupimeve të caktuara të popullsisë shqiptare me identitet fluid.

“Fluiditeti i identitetit etnik është një koncept shkencor, shumë pak i trajtuar në Ballkan, nuk është vetëm tek ne. Në Ballkan është shumë pak i trajtuar, ku ne lidhim automatikisht popullsinë me origjinën. Për të dalë rrjedhimisht në përfundime statistikore të besueshme, të cilat na japin një ide më të qartë se sa janë individët që ndihen në një etni të caktuar,” – u shpreh ai.

Më tej, Bido u ndal në çështjen e vetidentifikimit etnik, duke pohuar se libri ka përfshirë në trajtesë qasjen klasike primordialiste dhe atë moderniste, me qëllim pasqyrimin sa më objektiv të problematikës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026