Klubet e Librit të Hollivudit, të famshmit e artit që përqafojnë fjalën e shkruar
Shumë yje të Hollivudit rekomandojnë për miliona ndjekësit e tyre leximin e librave duke publikuar një listë me rekomandime. Pjesë e kësaj nisme është bërë dhe këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
Një numër në rritje i yjeve të Hollivudit dhe ikonave të pop-it po i drejtohen fjalës së shkruar si për kënaqësi ashtu edhe për vetë-përmirësim. Në një botë ku mediat sociale dhe tapetet e kuq shpesh vjedhin vëmendjen, disa nga të famshmit tanë të preferuar promovojnë një qasje më intelektuale, leximin e librave
Listës së Oprah Winfrey, Emma Roberts, Reese Ëitherspoon, Jimmy Fallon, Natalie Portman dhe shumë të tjerë i është bashkuar edhe ylli shqiptar me famë ndërkombëtare Dua Lipa. Në fillim të këtij viti, Dua hapi një klub librash përmes platformës së saj editoriale dhe nuk harron të na tregojë cdo muaj zgjedhjen e saj.
Në Tetorin e Librit zgjedhja e saj ishte “100 vjet vetmi” nga Gabriel Garcia Marquez.
Gjatë rrugës, e gjeta veten duke reflektuar mbi dashurinë dhe luftën, lidhjet familjare, pasojat e modernitetit dhe, natyrisht, kuptimet e shumta të vetmisë. Është i parezistueshëm thotë Lipa.
Sugjerime të tjera të këngëtares përfshijnë “Pachinko” nga Min Jin Lee, “Shuggie Bain” nga Douglas Stuart, “Half Of A Yelloë Sun” e të tjerë.
Këta të famshëm janë vetëm disa shembuj të shumë atyre që po rindërtojnë imazhin e Hollivudit duke përqafuar fuqinë e letërsisë. Në një botë ku shkëlqimi shpesh e lë në hije intelektin, këta yje na kujtojnë se një libër i mirë mund të jetë luksi i fundit, pavarësisht se kush jeni.
LEXONI GJITHASHTU:
Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global
Ben Blushi shpallet “Autori iVitit” në Panairin e Librit nëPrishtinë
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së