Makijazh për gratë me kancer, mësime bukurie për të ulur efektet anësore të trajtimeve
Kriza e COVID ka pasur ndikim në kujdesin shëndetësor sa i përket pacientëve që vuajnë nga sëmundje të tjera përveç coronavirusit.
Për 30 vite një organizatë bamirëse ndërkombëtare ‘Look Good Feel Better’ ka organizuar trajnime për njerëzit që luftojnë me kancerin, duke dhënë këshilla mbi efektet anësore të trajtimeve të tilla si humbjen e flokëve, të vetullave, dhe lëkurën e thatë. Duke qenë se pandemia ka kufizuar mundësinë e dhënies së ndihmës fizike, një artiste make up-i ka vendosur që të ndihmojë pacientët online.
“Duket shumë ndryshe, por ka dhe anët e saj pozitive që një gjë e tillë të zhvillohet online. Mund të jetë edhe më e afërt nëse bëhet në mënyrë virtuale. Sigurisht që është shumë e bukur që të ndodhesh në një dhomë me njerëz dhe të japësh ndihmë konkrete.
Por kur zhvillon trajnime online ndihma është më personale dhe ata nuk kanë pse shqetësohen që të lëvizin nga shtëpia, veçanërisht në këto kohë të pandemisë”, thotë Laura Hunt, make-up artist.
Organizata ‘Look Good Feel Better’ është e dedikuar për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe të vetë-vlerësimit të njerëzve që zhvillojnë trajtime kundër kancerit. Programi ofron sesione virtuale dhe u mëson teknikat e të bukurës në mënyrë që të ndihmojë njerëzit të diagnostikuar me kancer ta përballojnë diagnozën e tyre me shumë besim në vetvete.
Qëllimi është që të përmirësohet vete-vlerësimi dhe pamja nëpërmjet sesioneve të make up-it të cilat krijojnë mbështetje, rrisin besimin, ju japin kurajë të sëmurëve në luftën e tyre për të jetuar.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 21:45 Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
- 21:31 Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë