Vlerësimi i ”The Economist”, Vurmo: Hap përpara, por jemi ende larg demokracisë së konsoliduar

4 Shkurt 2021 | 15:15

Gjergji Vurmo, drejtor i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, komentoi për Euronews Albania klasifikimin vjetor të The Economist për indeksin e demokracisë. Ai tha se në tërësi vlerësimi i këtij viti është pozitiv, por theksoi se demokracia ka dhe aspekte të tjera që në Shqipëri kanë çaluar dhe në indeksin në fjalë nuk merren në shqyrtim.

“Krahasuar me ku ishim, sigurisht është hap i madh përpara, por krahasuar me ku duhet të shkojmë, jemi ende shumë larg. Krahasimi që bën kryeministri Rama me vendet e BE-së, nuk është i drejtë, sepse s’është që Shqipëria po i bashkohet BE-së, por vendet e BE-së kanë humbur vlerësimin për sistemet e tyre të demokracisë [Franca, Belgjika etj.],” – u shpreh Vurmo.

Eksperti theksoi se vlerësimet e raporteve nuk duhet të merren të shkëputura dhe për sa i përket indeksit të demokracisë vlerëson disa aspekte të sistemit, por që dimensione të tjera si korrupsioni, sistemi gjyqësor, liria e shprehjes kanë qenë vazhdimisht problematike në Shqipëri dhe këto nuk përfshihen në indeksin e “The Economist”.

Vurmo i konsideroi këto aspekte si “kufizime” për indeksin e demokracisë, pasi nuk ceken. Ai tha se këto pjesë preken nga indekse të tjera dhe për këtë nuk është rasti që pas këtij raporti të “The Economist” ai të merret i shkëputur. Eksperti kujtoi disa aspekte, në të cilat Shqipëria ka çaluar, si për shembull ligji për mediat.

Lexoni gjithashtu:

Vlerësimi i ”The Economist” për demokracinë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me shtetet anëtare të BE-së

Indeksi i Demokracisë, Shqipëria fiton tetë vende, për herë të parë jo më ”regjim hibrid”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026