Çështja ”Ndrangheta”, ambasadori italian konfirmon, nisja e hetimeve nga SPAK zhvillimi që paralajmëroi për Euronews Albania
Ambasadori Italian Fabrizio Bucci konfirmoi pasditen e së enjtes se zhvillimi i rëndësishëm, të cilin ai e pati paralajmëruar gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, ishte pikërisht nisja e hetimit të lidhjeve mafioze edhe nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion në Shqipëri.
Bucci shkroi në Twitter se mëngjesin e sotëm në Romë pati mbledhje mes Prokurorit Kombëtar Antimafia, Cafiero de Raho dhe drejtuesit të SPAK-ut, Arben Kraja. Ai e shoëroi këtë postim me njoftimin e bërë gjatë ditës së sotme nga Struktura e Posaçme, ku deklarohej nisja e procedimit penal për dyshimet se grupe të mafies italiane “Ndrangheta” kanë pastruar para në Shqipvri falë lidhjeve të tyre me politikanë.
Diplomati italian u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar “është i shkëlqyer” dhe “gjithmonë e më i ngushtë”.
Gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare, pastrimi i parave dhe korrupsioni u konsideruan nga ambasadori italian si “prirje korruptive që dihej që ekzistonin” që përpara publikimit të përgjimeve rreth grupit të Luigi Mancuso-s së “Ndrangheta”-s, grup ky që në Itali po hetohet nga prokurori i Catanzaros Nicola Gratteri dhe që ka dyshime se ka pastruar para në Shqipëri duke pasur lidhje me politikanë.
Bucci e përshkroi prokurorin Gratterin si “prokuror të rëndësishëm”, “serioz” dhe “shumë të aftë”. Ai tha se korrupsioni duhet hetuar dhe dënuar pavarësisht se kushdo qoftë i përfshirë në të, ndërkohë që u shpreh se përgjimet e rrjedhura në media nuk janë të vetmet.
Lexoni gjithashtu:
SPAK nis hetimet në Shqipëri për përgjimet e mafias italiane Ndrangheta
Përgjimet italiane shkaktojnë ‘lumë’ akuzash në politikën shqiptare
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti