Vodhi mijëra euro dhe aksesorë florir në banesën në Tiranë, arrestohet i riu
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi vodhi në një banesë, një shumë parash dhe sende me vlerë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 10.10.2023, ka vjedhur në një banesë në Unazën e Re, rreth 8000 euro dhe sende me vlerë.
Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet me vlerë, që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 26-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 26-vjeçar, se i kishin vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Home”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. N., 23 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta