Zbulohet ambienti për tharjen e kanabisit në Krujë, kapen 11 kg lëndë narkotike
Policia e Krujës ka zbuluar një ambient për tharjen e kanabisit, në fshatin Mafsheq.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 11 kg lëndë narkotike, si dhe disa bimë të cilat ishin në proces tharjeje.
Në pranga ka rënë 1 shtetas, është proceduar penalisht një tjetër, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Outside”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 31 vjeç, banues në Domje, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16 vjeç, banues në Fushë Krujë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi O. C., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Këta 3 shtetas kishin përshtatur një ambient në afërsi të banesës së shtetasit A. M., në fshatin Mafsheq, për tharjen e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 11 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri, që u gjet e fshehur gjatë kontrollit të ambientit në afërsi të bimëve narkotike”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë