Basha në KiE dënon sulmet terroriste në Kosovë e Izrael: Këmbana alarmi për sigurinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbajti fjalën e tij këtë të enjte në Asamblenë Parlamentare të KiE.
Ai u shpreh se Shqipëria dënon ashpër sulmet në Izrael dhe qëndron pranë popullit të tij në këtë kohë kritike.
Basha foli ashpër dhe për sulmin terrorist në Kosovë më 24 shtator. Sipas tij ai sulm nuk mund të ndodhte pa implikimin e autoriteteve shtetërore atje.
“Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë ju ka rënë edhe një herë kambanave të alarmit, për arkitekturën e sigurisë në Evropë. Terroristët janë trajnuar në baza ushtarake në Serbi, armët janë kontrabanduar në Kosovë prej muajsh, me qëllim të provokojnë një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë në 2014,” – u shpreh kryedemokrati.
Basha shtoi gjithashtu se synimi i Moskës është zhytja e Ballkanit Perëndimor në kaos – minimin e krahut juglindor të NATO-s dhe hapjen e një fronti të ri në zemrën e Aleancës.
Ai bëri thirrje që anëtarët e BE-së dhe NATO-s të mos e nënvlerësojnë apo të zvarritin trajtimin e këtij kërcënimi serioz.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit