Zbulohet agjenda e Antony Blinken pas vizitës në Izrael

12 Tetor 2023 | 19:01

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të enjten se do të udhëtojë në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, përveç Jordanisë dhe Katarit, pasi të largohet nga Izraeli.

Diplomacia intensive vjen në një kohë kur SHBA kërkon të ndalojë zgjerimin e konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit, përpiqet të sigurojë lirimin e pengjeve dhe punon me Egjiptin dhe Izraelin për të hapur një korridor humanitar nga Gaza.

“Në secilin prej këtyre angazhimeve, ne do të vazhdojmë t’u bëjmë presion vendeve për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së konfliktit dhe për të përdorur ndikimin e tyre me Hamasin për të liruar menjëherë dhe pa kushte pengjet,” tha Blinken në një konferencë shtypi në Tel Aviv.

Ai gjithashtu do të diskutojë se si të krijohet një rajon më paqësor, më i begatë dhe më i sigurt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026