Tërmeti, qytetarët vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë
Standardet e dobëta të sigurisë së ndërtesave ishin sipas shqiptarëve shkaku kryesor i viktimave dhe dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Kështu besojnë 73.3% e të anketuarve të sondazhit të dytë të Euronews Albania dhe MRB, ndërsa forca e tërmetit dhe vjetërsia e ndërtesave renditen gjithashtu si faktorë.
Reagimi shtetëror në fazën e shpëtimit shumica e qytetarëve e vlerësojnë si të mirë, po ashtu edhe punën e qeverisë për adresimin e pasojave.
Megjithatë, vërehet një rritje e qytetarëve që vlerësojnë negativisht adresimin më afatgjatë të pasojave, ndryshe nga ndërhyrja e menjëhershme e kërkim-shpëtimit.
Opinioni publik paraqitet i ndarë në vlerësimin e punës së autoriteteve lokale.
Problematika e shumëpërfolur e strehimit të familjeve të prekura nga tërmeti në kuadër të ndihmave dhe masave vlerësohet si disi dhe shumë pozitive nga shumica e qytetarëve (60.6%).
38.9% e të anketuarve megjithatë e vlerësuan atë si disi dhe shumë negative.
Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u shkund nga një tërmet i fuqishëm i cili la pas 51 viktima dhe shkatërroi qindra banesa e la mijëra familje pa strehë.
Ndiqni diskutimin e plotë:
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik