Izraeli i paralajmëron 1.1 mln njerëz të largohen nga veriu i Gazës brenda 24 orëve

13 Tetor 2023 | 09:02

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje të premten të gjithëve që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës të zhvendosen në jug të Rripit të Gazës brenda 24 orëve të ardhshme, duke rritur druajtjet për një ofensivë tokësore, sipas Kombeve të Bashkuara (OKB).

Izraeli ka disa ditë që po e përgatit një ofensivë tokësore, pasi ka mbledhur ushtarë, artileri të rëndë dhe tanke në kufirin me Gazën. Ndërsa, bombardimet mbi Gazën i nisi që nga e shtuna, menjëherë pasi grupi militant i Hamasit kreu një sulm befasues brenda Izraelit.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriç, tha se “është e pamundur që një zhvendosje e tillë të bëhet pa pasoja të tmerrshme humanitare”.

“Ky evakuim është për sigurinë tuaj”, tha Ushtria e Izraelit, duke i paralajmëruar civilët Qytetit të Gazës, të premten në mëngjes.

OKB-ja tha se e mori një udhëzim të ndarë nga Ushtria e Izraelit pak para mesnatës të enjten, sipas të cilit 1.1 milion civilët që jetojnë në veri të Gazës kanë 24 orë kohë për t’u zhvendosur në jug të vendit.

“Ky është kaos, askush nuk e di çfarë të bëjë”, tha Inas Hamdan, një zyrtare e OKB-së për agjencinë e refugjatëve palestinezë në Qytetin Gaza.

Ajo tha se i gjithë stafi i OKB-së dhe Gaza veriore janë urdhëruar të zhvendosen në jug të qytetit Rafah.

Nebal Farsakh, zëdhënëse e Kryqit të Kuq palestinez në Qytetin Gaza, tha se nuk ka shanse që më shumë se një milion njerëz të zhvendosen në mënyrë të sigurt për kohë kaq të shkurtër.

Farsakh tha se shumë prej mjekëve nuk po pranojnë të largohen, apo t’i braktisin pacientët. Për më tepër, sipas saj, ata po i thërrasin kolegët e vet për t’u thënë lamtumirë.

Këto udhëzime shqetësuese shihen si një paralajmërim për ofensivën e pritur tashmë tokësore, megjithëse Ushtria e Izraelit nuk e ka konfirmuar ende një vendim të tillë.

Ushtria e Izraelit tha të enjten se, derisa po përgatitej për një gjë të tillë, nuk e ka marrë ende asnjë vendim.

Hamasi i mori 150 pengje dhe i dërgoi në Gaza gjatë sulmeve të fundjavës në Izrael, ku militantët e tij i vranë 1.300 njerëz.

Më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Gaza qëkur Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse, sipas zyrtarëve palestinezë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026