Kushtetuesja në Venecia, kërkesa e Kuvendit futet në kalendarin e Komisionit

10 Janar 2020 | 20:43

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese është futur në procedurë nga Komisioni i Venecias. Në faqen zyrtare të institucionit është publikuar kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë ku si objekt ka zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa u bë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, pas përplasjes së krijuar ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit Ilir Meta mbi një anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe mazhoranca njohin Arta Vorpsin. 

Pas këtij konflikti, mazhoranca ka kërkuar një opinion të Komisionit të Venecias të cilin do t’ia bashkëngjis Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për Presidentin Meta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026