Protesta në Evropë, manifestime pro-izraelite dhe pro-palestineze në disa vende
Autoritetet në Paris ndaluan të enjten mbajtjen e dy protestave të planifikuara pro-palestineze dhe ata që u mblodhën u shpërndanë me gaz lotsjellës dhe topa uji.
Ndërsa në Gjenevë, pranë zyrave të OKB-së, protestuesit kërkuan zbatimin e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të konfliktit.
Adel Mejri, organizator i protestave deklaroi: “OKB duhet të reagojë, organizatat ndërkombëtare duhet të reagojnë jo për të mbrojtur Izraelin, por për të zbatuar rezolutat. Ajo që kërkojmë ne është e thjeshtë: ka rezoluta, ligje dhe konventa të Gjenevës”.
Në qytete të tjera pati edhe manifestime pro-Izraelit, por pjesëmarrësit ishin më të paktë në numër. Në Amsterdam, protestuesit thanë se Izraeli ka humbur luftën në rrjetet sociale dhe po lufton për opinionin e njerëzve.
“Mendoj se Izraeli ka humbur një luftë, atë të rrjeteve sociale, e cila është fituar nga palestinezët. Ndaj, thuajse të gjithë tani janë kundër Izraelit. Për këtë arsye jam e kënaqur që janë mbledhur shumë njerëz për të mbështetur Izraelin”, u shpreh Sabine Sterk, protestuese.
Ndërkohë, në Moskë njerëzit kanë vendosur lule pranë ambasadës së Izraelit, por edhe pranë asaj palestineze. Lidhur me këtë konflikt, Kremlini është përpjekur të qëndrojë asnjëanës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lituania shfuqizon dispozitën kushtetuese që ndalon armët bërthamore
Kallas: Bosnja të përshpejtojë reformat për në BE, mundësia mund të mos jetë e hapur gjithmonë
Një tërmet i fortë godet Greqinë, sa ishte magnituda
- 14:31 Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj
- 14:29 Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
- 14:26 Lituania shfuqizon dispozitën kushtetuese që ndalon armët bërthamore
- 14:22 Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
- 14:22 Kallas: Bosnja të përshpejtojë reformat për në BE, mundësia mund të mos jetë e hapur gjithmonë
- 14:18 Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti