Euronews raporton nga lufta, qytetarët boshatisin rrugët në Tel Aviv
Predhat kanë goditur edhe pjesën afër qendrës së Tel Avivit. Ishte ky raportimi i gazetarit Thimi Samarxhiu i cili ka udhëtuar drejt Izraelit për të parë nga afër gjendjen e luftës.
Sipas tij nëse predhat do të kishin goditur pjesën më qendrore të qytetit, dëmet do të ishin edhe më të mëdha.
“ Ajo që vlen të theksohet është se vetëm dy blloqe më tej janë disa ambasada, ajo e SHBA-së, Francës, Zvicrës, Turqisë dhe imagjinoni çfarë do të kishte ndodhur nëse raketa do të ishte drejtuar andej,” – u shpreh Samarxhiu.
Gazetari tha se ka frikë mes banorëve duke qenë se në një ditë normale rrugët e Tel Avivit nuk do të ishin kurrë aq të boshatisura.
Të paktën 1,300 civilë dhe ushtarë janë vrarë në Izrael pasi Hamasi filloi një sulm të befasishëm gjatë fundjavës, thanë të premten Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Në një përditësim, zëdhënësi i IDF-së nënkoloneli Jonathan Conricus shtoi se më shumë se 3,000 njerëz janë plagosur në sulmet terroriste.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë