”Gabim shumë i rëndë”, Macron kritikon gjykatën ruse për dënimin e Navalny-t
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës ruse për dënimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.
Duke folur në një forum të mbajtur online dhe të sponsorizuar nga Këshilli i Atlantikut, Macron e cilësoi dënimin një “gabim të rëndë”.
“Të dënosh dikë vetëm sepse ka një qëndrim që bie ndesh me detyrimin që ka ndaj Rusisë mendoj se është shprehje e një lloj ironie dhe mungese respekti jo vetëm për personin, por për të gjithë botën. Ndaj mendoj se është një gabim shumë i rëndë, edhe për stabilitetin e Rusisë së sotme”, u shpreh Macron.
Më 2 shkurt një Gjykatë në Moskë dënoi me 3,5 vjet burg liderin rus të opozitës, Alexei Navalny, për akuzat se kishte shkelur dënimin me kusht ndërsa ishte duke u rikuperuar në Gjermani nga helmimi me agjent nervor.
Por, 44-vjeçari do të kryejë 2,5 vite burg, pasi i janë hequr 10 muaj arrest shtëpie të kryera tashmë prej tij.
Navalny, i cili është kritiku më i njohur i Presidentit Vladimir Putin, i cili arrestua në 17 janar kur u kthye nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim me agjent nervor për të cilin ai i fajëson Kremlinit.
Autoritetet ruse e mohojnë këtë akuzë.
Lexoni gjithashtu:
Gjykata dënon me burg liderin e opozitës ruse, Aleksei Navalny
Josep Borrell vizitë tre ditore në Moskë, do të takohet me Sergei Lavrov
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus