”Sondazhi i Euronews Albania tregoi të vërtetën”, kryetari i Shoqatës së Fasonëve tregon gjendjen e bizneseve
Sondazhi i dytë i Barometrit Politik, kryer nga Euronews Albania dhe kompania ndërkombëtare MRB tregoi se qytetarët nuk janë të kënaqur me ndihmën financiare të dhënë nga qeveria gjatë periudhës së pandemisë.
Teksa foli për gjendjen në të cilën ndodhet biznesi, kryetari i Shoqatës së Fasonëve në Shqipëri, zoti Gjergji Gjika u shpreh në Euronews Albania se mbështetja e qeverisë ndaj bizneseve fasone në periudhën e pandemisë ka qenë zero dhe tashmë ndodhen në vështirësi financiare.
“Sondazhi tregon të vërtetën, sepse biznesi nuk është mbështetur”, u shpreh ai.
Zoti Gjika nënvizoi se biznesi shqiptar nuk është ndihmuar me asnjë euro nga qeveria shqiptare gjatë periudhës së pandemisë.
“Ne kemi humbur mbi 300 e ca milionë euro, vetëm xhiro e munguar. 15 mijë vende punë brenda këtij viti janë djegur”, deklaroi zoti Gjika.
Ai bëri edhe një parashikim për vitin 2021, ku theksoi se nëse qeveria nuk merr masa dhe nuk merr parasysh propozimet, biznesi do të shkojë në një bllokim total dhe se do shkurtohen edhe vendet e punës.
Sondazhi i publikuar mbrëmjen e djeshme tregoi se 50.4 për qind e qytetarëve e kanë vlerësuar mbështetjen ekonomike si “disi” ose “shumë negative”.
Ajo që u vu re nga sondazhi ishte se moshat e reja kishin vlerësimin më të lartë negativ, ndërsa të moshuarit kishin vlerësimin më të lartë pozitiv.
Lexoni gjithashtu:
COVID-19, shqiptarët nuk besojnë shifrat e raportuara, të pakënaqur nga ndihma financiare e qeverisë
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti