Vetingu në polici rikthehet me seancë dëgjimore për drejtorin e policisë së Vlorës

5 Shkurt 2021 | 11:58

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit zhvilloi sot pas dy muajsh seancën e radhës dëgjimore të vetingut në polici.

Ditën e sotme Komisioni shqyrtoi figurën e drejtorit të policisë së Vlorës Artion Duka, i cili ka qenë më parë drejtues i Forcave Operacionale dhe më herët drejtues i komisariatit Nr.1 në Tiranë.

Deri më sot janë 32 zyrtarë të lartë të policisë dhe gardës që kanë dalë përpara vetingut, prej tyre 5 janë dorëhequr, 4 janë shkarkuar dhe 23 janë konfirmuar në detyrë. Ndërkohë përpara procesit 263 punonjës u dërhoqën.

Në përgjithësi vetingu në polici ka ecur me ritme tejet të ngadalta ndërsa për këtë situatë, javën e shkaur deputeti socialist Sadi Vorpsi kërkoi rishikim të ligjit për vetingun në polici gjatë mbledhjes së nënkomisionit për monitorimin e procesit.

Lexoni gjithashtu:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026