Mbrojtja nga tërmeti, “taksa” e detyruar e qeverisë. Sa pritet të paguhet

14 Tetor 2023 | 19:45

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u shqyrtua projektligji i ri i qeverisë për sigurimin e banesave nga tërmeti.

Skema e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet nuk do të përfshijë kompanitë private të sigurimeve, por do të menaxhohet nga Fondi Kombëtar për Tërmetet, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, në pronësi të shtetit. Fondi financohet nga policat e sigurimit, komisionet e marra nga transaksionet e risigurimit, të ardhurat nga investimi, buxheti i shtetit, të ardhura të tjera të ligjshme si grante dhe donacione. Qytetarët që nuk paguajnë primin e sigurimit të detyrueshëm të banesës nga tërmeti nuk do të marrin dot shërbime publike nga platforma e-albania, përfshi shërbimet kadastrale, ndërsa bizneset nuk do të marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Venera Xhillari, eksperte në fushën e sigurimeve deklaroi: “Aspekti tjetër është mënyra si është shtruar ligji, ku kompanitë e sigurimit janë përjashtuar nga skema dhe  rolin e tyre do të marrë një agjenci që do të krijohet. Në kushtet e një tregu të liberalizuar, nuk mundet që qeveria ta kryejë pa pjesëmarrjen e kompanive të sigurimit”.

Klaidi Çitozi, kryetar i Shoqatës së Siguruesve kërkoi që kompanitë e sigurimit të mos lihen jashtë.

“Kompanitë e sigurimit nuk duhet të lihen jashtë këtij ligji.  Ne duhet të jemi pjesë e ekspertizës, duhet të jemi pjesë bashkë me mendimet dhe përvojën e partnerëve ndërkombëtarë që të bëjmë dicka  të mirë në interes të shqiptarëve”, tha ai.

Një banesë mund të sigurohet sot për dëmet nga zjarri, shpërthimi, rrufeja dhe tërmeti. Sipas opsionit që zgjedhin qytetarët, çmimi për sigurim të pjesshëm ose të plotë varion nga 3500 deri në 10 000 lekë. Formula që llogarit policën është e lidhur me zonën ku gjendet shtëpia dhe me sipërfaqen, cka do të thotë se kartoni mund të blihet më shtrenjtë ose më lire. Projektligji nuk përcakton ende çmim. Me çmimin referencë që ofrojnë kompanitë e sigurimit, pagesa mesatare vjetore arrin në 5000 lekë në vit. Por, përfshirja e gjithë popullatës në këtë skemë do ta cojë vlerën e kartonit nën këtë shumë, e cila mund të zbresë deri në 3000 lekë në vit.

“Është i detyrueshëm, pra do të jetë për të gjithë. Kjo bën  që cmimi i këtij produkti të jetë më i ulët se aktualisht, kështu që në këtë këndvështrim ne e shohim si pozitive, por mospërfshirja e kompanive të sigurimit, si në shitjen e policës, si në mostrajtimin e dëmeve, por edhe në sigurim, do të ishte një vlerë e shtuar për sigurimin në masiv”, tha Çitozi.

“Përsa i përket këtij prligji do kthehemi prapa  në kohë. Kultura jone e sigurimeve është e ulët. Të gjitha faturat dhe kostot do t’i paguajë shteti, ndëkohë që ka paqartësi me sigurimin që kryhet nga bankat. Ka dhe  probleme të tjera, sespe nuk ka ekspertëizë për fondin që do akumulohet dhe limitin e sigurimit”, deklaroi Venera Xhillari, eksperte në fushën e sigurimeve.

Klaidi Çitozi tha s eme këtë projektligj nuk është i qartë si do të përgatitet primi dhe sa do të jetë vlera e dëmshpërblimit.

“Në Shqipëri, po ndiqet modeli turk i sigurimit, i cili sipas statistikave ka një penetrim deri në 50%. Me këtë projektligj  nuk është e qartë si do llogaritet primi dhe sa do jenë vlerat e dëmshpërblimit. Gjithësesi modeli mund të ndërtohet por ideja është që ne të bashkpunojmë dhe të nxjerrim një produkt me kosto sa më të ulët”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026