“Money”| Shqipëria, vendi më i rrezikuar nga katastrofat në Evropë
Mbrojtja nga tërmeti, “taksa” e detyruar e qeverisë. Sa pritet të pagujnë për një banesë
Në emisionin “Money” në Euronews Albania u shqyrtua projektligji i ri i qeverisë për sigurimin e banesave nga tërmeti.
Njeriu bashkëjeton me rrezikun. Tërmeti, zjarri e përmbytjet godasin herë pas here në komunitete të gjera e në kohë të ndryshme. Goditjet përkthehen me një emërues të përbashkët, të quajtur katastrofë.
Shqipëria është shteti më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Të paktën 30 mijë persona në vit janë prekur prej tyre që nga viti 1995, duke bërë që rreziku i ekspozimit ndaj fatkeqësive natyrore të jetë i lartë. Këto goditje, e kanë vendosur vendin tone në rreth të kuq, me probabilitet të lartë risku 8.46, nga 10 që është koeficienti maksimal. Në Europë, këtë risk e mbart edhe Hollanda, ndërsa në gjithë kontinentin risku katastrofik mbart koeficientin 5.2”.
Klaidi Çitozi, kryetari i Shoqatës së Siguruesve deklaroi: “Besoj cdokush ne Shqipëri sot e di qe ne jemi një vend, që kemi rrezikshmeri të shtuar sa i përket termeteve dhe këtë e kanë treguar edhe ngjarjet e fundit, sidmos ajo e vitit 2019. Kështu që Shqipëria është një vend në zonë rreziku në hartën europiane dhe shqiptarët duhet të sigurohen”.
Tërmeti i vitit 2019, me magnitudë 6.4 ballë, i cili shkaktoi 51 viktima, preku gjithashtu, direkt ose tërthorazi 200 mijë persona. Pra, numri i njerëzve që u dëmtuan atë vit, në një ngjarje që zgjati më pak se 1 minutë, ishte rreth 7 herë më i madh se mesatarja.
“Shqipëria, sipas BB-së, është në pjesën e kuqe, përsa I përket rrezikut nga katastrofat natyrore. Për pasojat adaptohen edhe ndërhyrjet ligjore. Sigurimet nuk parandalojnë një ngjarje, por ato janë për të të garantuar vazhdimësinë e aktiviteteti pasi ka ndodhur ngjarja”, deklaroi Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme, SHSSH.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë