VIDEO| Me motive nga Ballkani, grupet folklorike gati për pritjen e liderëve të BE

16 Tetor 2023 | 10:24

Ditën e sotme në Tiranë, do të mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit.

Në kuadër të kësaj ngjarje me rëndësi për Shqipërinë, grupe kërcimtarësh me motive nga Ballkani janë bërë gati për të performuar.

Në videon e siguruar nga Euronews Albania të rinjtë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  shihen të veshur me kostume me motive popullore, karakteristike të secilit vend të Ballkanit.

 

Kjo performancë do të prezantojë Europën me një pjesë tradicionale të rajonit të Ballkanit e cila përfaqëson denjësisht kulturën e traditën.

Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.

Kujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron shtyu pjesëmarrjen në samit për të mbërritur në Tiranë ditën e sotme. Ndërkaq, burime bëjnë me dije se në takim do të mungojë kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila do të përfaqësohet nga zv.kryeministri, Antonio Tajani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026