Fundoset anija, mbyten tre emigrantë në ishullin grek të Simit 

16 Tetor 2023 | 11:07

Autoritetet greke gjetën trupat e tre emigrantëve pasi anija e tyre u përmbys mëngjesin e së hënës pranë ishullit Simi, në juglindje të Detit Egje.

Një grua dhe shtatë burra u shpëtuan, ndërsa autoritetet vazhduan të kërkojnë për dy persona që besohej se kishin arritur në ishull, tha një zyrtar i rojës bregdetare greke.

Rreth 13 emigrantë ishin në bord, sipas përllogaritjes.

Greqia është një nga vendet e Bashkimit Evropian përmes të cilit emigrantët më së shumti tentojnë të hyjnë në BE, duke ikur nga varfëria dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

Rreth 32.800 persona kanë mbërritur vetëm këtë vit në Greqi, sipas të dhënave të UNHCR-së, nga të cilët 27.000 kanë mbërritur nga deti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026