Kryeministri i Spanjës në Tiranë: Dënojmë Hamasin për sulmin ndaj Izraelit

16 Tetor 2023 | 12:59

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez gjatë fjalës së tij në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë dënoi ashpër sulmin e Hamasit drejt Izraelit.

Ai theksoi se janë të angazhuar, e do të punojmë për një Evropë të bashkuar, duke theksuar se kërkojnë angazhim nga rajoni.

“KE ka luajtur një rol të rëndësishëm takimi ynë ndodh në një moment kyç sepse sfidat kanë bërë që zgjerimi të jetë në krye të agjendës së saj, pushimi i Ukrainës nga Rusia, pandemia, shndërrimi digjital, shndërrimi ekonomik. Të ardhmen duhet ta ndërtojmë së bashku. Ne jemi të angazhuar, do të punojmë për një Evropë të bashkuar, kërkojmë angazhim nga rajoni, hapi i duhur nga rajoni mendojmë që mund të krijohen dhe mund të kemi gjëra në të ardhmen, në këtë proces nkemi arritur rezultate në fronte të ndryshme. Po takohemi në një moment kyç për komunitetin, pajtimi është e vetmja mënyrë për të ecur para ky është thelbi i procesit të Berlinit. Dhuna është e kundërta e asaj që ne mbrojmë, dënojmë Hamasin për sulmin ndaj Izraelit, ai ka të drejtën të mbronte, mbrojtja e qytetarëve, duhet të shmangim përshkallëzimin e dhunës, duke patur parasysh që e vetmja mënyrë është njohja e dy shteteve, në mënyrë që ato të bashkëjetojnë në paqe dhe siguri me njëra-tjetrën”, tha Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026