Fevziu: Si lufta në Izrael hoqi vëmendjen nga Kosova në Procesin e Berlinit

16 Tetor 2023 | 14:48

Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku komentoi ecurinë e Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë.

Fevziu tha se kemi një zhvendosje të vëmendjes me 180 gradë nga ajo që ishte parashikuar të diskutohej në këtë samit.

Sipas tij fokusi kaloi nga ngjarjet e Kosovës dhe lufta Ukrainë-Rusi tek konflikti izraelito-palestinez i nisur 10 ditë më parë.

Ai nënvizoi se konflikti në Lindjen e Mesme është tema që po dominon samitin dhe axhendën e vendeve të BE-së, duke bërë që Macron dhe Meloni të mos jenë sot në Tiranë.

“Ky samit do dominohej nga problematikat që mund të vinin në Ballkan nga lufta e Rusisë në Ukrainë, si dhe nga ngjarjet e 24 shtatorit në Kosovë. Për fatin tonë të keq, pasi këtu do të ishte pika e qëndresës, ajo që ka ndodhur në Izrael, po dominon ndjeshëm samitin, edhe pse nuk flitet.

Macron është vonuar sot për arsye të një sulmi terrorist që ka ndodhur në Francë, të paktën ky ishte shpjegimi zyrtar dhe frikës që shumë vende kanë për përhapjen e sulmeve terroriste për shkak të ngjarjeve në Izrael. Kancelari Gjermanisë nesër niset për në Izrael, Meloni ka qenë e përfshirë gjithashtu.

Duhet të themi një gjë që hija e konfliktit izraelito-palestimnez është që po e mbulon samitin. Duhet të themi gjithashtu se është një samit, ku nën frikën e konfliktit izraelito-palestinez, luftës Ukrainë-Rusi dhe ngajrjeve në very të Kosovës, zgjidhja e vetme e BE-së është një pëfshirje më e shpejtë e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026