Shqipërisë i mjafton 1 pikë për në Euro 2024, Polonia pothuajse jashtë
Kualifikimi i kuqezinjve drejt Euro 2024 është edhe më i arritshëm pas barazimit që Moldavia i mori Polonisë, duke bërë që këta të fundit të jenë thuajse jashtë garës. Përballja e luajtur në Varshavë nuk pati fitues, me moldavët të cilët kaluan të parët në avantazh me Nicolaescu, por Polonia arriti të barazonte me Swiderskin, rezultat i cili qëndroi i pandryshuar deri në fund.
Në përballjen tjetër, Çekia iu fal një penalltie të shënuar nga kapiteni Soucek duke shkuar kështu në kuotën e 11 pikëve. Me këtë situatë të shkaktuar në grup, kuqezinjtë e Sylvinhos mjaftohen me 1 barazim në Moldavi për të siguruar biletën për në Berlin, kjo për faktin, se kundërshtari ynë në rast mosmarrje të 3 pikëve është jashtë gare. Llogaritë mbeten të hapura, ndërsa shanset për kualifikim janë mbi 90%, por forma e mirë e Moldavisë bën që Shqipëria të mos e nënvlerësojë kundërshtarin.
I vetmi rast në të cilin kuqezinjtë do t’i jepnin lamtumiën ëndrrës do të ishte në rast se i humbasin të dyja përballjet, atë në transfertë më 17 nëntor, e ndeshjen përballë Ishujve Faroe që luhet në Tiranë. Kjo gjë ka pak gjasa të ndodhë për faktin se Ishujt Faore kanë vetëm 1 pikë në grupin E dhe atë të marrë ndaj Moldavisë në nisje të rrugëtimit. Në rast se Çekia mposht Poloninë në ndeshjen e radhës, zyrtarisht siguron kualifikimin për në Evropian së bashku me Shqipërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor