Efektet pozitive të alternativave më pak të dëmshme ndaj pirjes së duhanit

16 Tetor 2023 | 16:25

Arsyeja pse qeveritë në mbarë botën mbështesin gjithnjë e më shumë kalimin e duhanpirësve, të cilët nuk duan ta lënë plotësisht duhanin dhe nikotinën, drejt alternativave pa tym, është se shkenca ka vërtetuar se këto produkte janë më pak të dëmshme se cigaret klasike.

Alternativat pa tym ofrojnë një mënyrë më pak të dëmshme të konsumimit të nikotinës sepse largojnë aspektin e djegies, pra nuk lëshojnë tym duhani, i cili është shkaktari kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanin. Dihet se tymi i duhanit përmban më shumë se gjashtë mijë substanca, nga të cilat rreth 100 klasifikohen si të dëmshme ose potencialisht të dëmshme.

Disponueshmëria e alternativave më pak të dëmshme ofron një mundësi për të edukuar dhe forcuar ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet e pirjes së duhanit dhe për të promovuar një mënyrë jetese më të shëndetshme, si dhe përfitimet e mundshme të këtyre produkteve si një alternativë më pak e dëmshme ndaj duhanit.

Për shkak të eliminimit të tymit të duhanit, këto pajisje mund të përdoren në dhoma të mbyllura, duke qenë një alternativë më e mirë për personat që janë pranë duhanpirësve. Pra, nuk ka më dhoma me tym apo erë të pakëndshme.

Alternativat pa tym kanë potencialin të ndikojnë pozitivisht në jetën e duhanpirësve po ashtu edhe të jo duhanpirësve që qëndrojnë pranë tyre.

Kjo tregon arsyen pse është i rëndësishëm informacioni i duhur për alternativat më pak të dëmshme ndaj duhanpirjes dhe cili është ndryshimi domethënës midis tyre dhe cigareve klasike.

Është e rëndësishme të theksohet se megjithëse janë alternativa më të mirë sesa cigaret tradicionale, produktet alternative nuk janë pa rrezik, sepse çlirojnë nikotinë, e cila shkakton varësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026