“Diçka po ndodh, është e mahnitshme”, Rama tek inaugurimi i Kolegjit te Europës

16 Tetor 2023 | 18:11

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në inagurimin e kolegjit europian tha se ky projekt është diçka e mrekullueshme dhe që ndodhi më shpejt nga sa ai kishte menduar se kjo do të ndodhte.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shtoi se BE është një bekim për vendet tona sepse është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet.

“Kujt do ia merrte mendja se kjo do të ndodhte kaq shpejt. Dje presidentja e komisionit, pretendoi çeljen e aplikimeve, sot hapen dyert e zyrës së përfaqësimit dhe vitin tjetër njerëzit do të fillojnë të mësojnë në kolegjin e Europës në Tiranë. Diçka po ndodh dhe është kaq e mahnitshme. Kjo është një rrugë plot mësime, dhe Bashkimi Europian është një bekim për të gjitha vendet tona, është një bekim i madh sepse është burimi më i thellë se sit ë ndërtohen institucionet.

Në fund të fundit janë institucionet ato që kanë rëndësi. E shkuara jonë është karakterizuar nga shumë gjëra të këqija që janë rezultat i mungesës së institucioneve, madje edhe kur disa institucione u ndërtuan u ndërtuan për së prapthi, ndaj ndërtimi i institucioneve demokratike nuk mund të bëhet nëse nuk ke B Bashkimin Europian që ta mëson këto. Dija është dhurata më e jashtëzakonshme që Bashkimi Europian na mëson ne”,-tha Kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026