E quajti Ramën “babai i kombit”, kryeministri i Malit të Zi zbulon arsyen

16 Tetor 2023 | 20:05

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ishte këtë të hënë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ku tregoi se përse e quajti kryeministrin Rama “babai i kombit”. Sipas tij fakti që Samiti i Procesit të Berlinit u mbajt në Tiranë është një sukses i jashtëzakonshëm i cili po ndërton imazhin e Sqhipërisë.

“Ka qenë një ditë jashtëzakonisht e suksesshme për të gjithë. Fakti që Procesi i Berlinit u mbajt në Shqipëri ishte diçka e madhe. Sa i takon mesazhit tim për kryeministrin Edi, Shqipëria ka pasur shumë kryeministra, por këto gjëra që po i ndodhin në kontekstin diplomatik në Shqipëri janë një gjë fantastike që ndërton imazhin e shtetit”.

I pyetur se çfarë solli ky Samit, kryeministri i Malit të Zi u përgjigj:

“Është arritur marrëveshja e cila nënkupton tregun e hapur për njerëz që punojnë në sektorin e mjekësisë, pra tashmë pa ndalime të gjithë mund të punojnë në Shqipëri, në Serbi në Kosovë, në Bosnjë dhe në Malin e Zi, kjo e hap një treg të mirë sa i takon shëndetësisë. E dyta me rëndësi për Malin e zi, ishte pikërisht fakti që ne së bashku me presidenten e Sllovenisë dhe me ministren e Francës për integrimin evropian kemi bërë marrëveshjen për një qendër rajonale për integrim në Potgoricë. Ne jemi përfituesit më të mëdhenj në këtë Samit se kthehemi me diçka konkrete”,-tha Abazoviç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026